Presidenti i Republikës, Meta ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Doktor Robert Elsie!

“Ikja e pakthim e këtij albanologu të shquar, përkthyes, hulumtues, studiues i palodhur i letërsisë dhe folklorit shqiptar dhe njëherazi mik i sinqertë e i cmuar i kombit tonë, është një humbje e madhe për letrat dhe kulturën shqipe.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre.

Doktor Elsie na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, një numër të konsiderueshëm librash dhe shkrimesh dedikuar letërsisë, histories, albanologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare. E gjithe bota akademike shqiptare, dhe të gjithë shqiptarët kudo gjenden, i mbetemi përjetë mirënjohës këtij njeriu që shkëlqeu përmes punës së palodhur, modestisë fisnike, dhe qe e deshi e nderoi kombin tonë përmes veprës e fjalës,” shkruhet në njoftimin e Presidencës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: