Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim paraprak kundër Apple për “mashtrim” dhe “vjetërsim të planifikuar”. Kjo gjë u bë e ditur nga burimet e gjyqësorit francez. Gjiganti amerikan kohët e fundit ka pranuar se ka ngadalësuar vullnetarisht modelet e vjetra të iPhone.

Hetimi u hap më 5 janar dhe iu besua ekspertëve në Drejtorinë e Përgjithshme për Konkurrencën, Konsumin dhe Kontrollin e Mashtrimeve (Dgccrf).

Dosja ndjek ankesën e paraqitur më 27 dhjetor nga shoqata “Stop për vjetërsimin e planifikuar”, në të cilën Apple u akuzua për reduktimin vullnetarisht të performancës dhe kohëzgjatjen e smartfonëve të tyre përmes sistemit periodik të përditësimeve të softuerit.

Ligji francez, i njohur si ligji “Hamon”, thotë se çdo kompani që qëllimisht shkurton jetën e produkteve të saj mund të dënohet me gjobë deri në 5% të shitjeve të saj vjetore, ndërsa drejtuesit rrezikojnë deri në dy vjet burgim.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: