FRANCE – Prokuroria e Parisit në Francë, ka hapur një hetim kundër kompanisë Apple për mashtrim dhe programim të dobët. Hetimi nisi në 5 janar nga ekspertët e sektorit të konkurrencës.

Fashikulli ndjek denoncimin e bërë më 27 dhjetor nga shoqata, “Stop mashtrimeve me programimin”, ku Apple akuzohet se ka reduktuar qëllimisht smartphonet e vjetër, nëpërmjet sistemit periodik të përditësimeve të softëare. Kompania amerikan ka pranuar së fundmi se i ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone.

Ndërkohë ligji francez i njohur si ligji “Hamon”, përcakton se kushdo kompani që ndërhyn në produktet e dala në treg, mund të gjobitet me 5% të vlerës së shitjeve vjetore si dhe rrezikojnë dy vite burg.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb