KUKES- Në një kohë kur vendi po përballet me përmbytje të mëdha në disa zona, në Kukës kanë nisur reshjet e dëborës. Mësohet se reshjet e borës kanë nisur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që raportohet se lartësia e saj është 4 cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.

NJOFTIMI MBI SITUATEN NE KUKES
Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 03.12.2017 ora 06:30  është si më poshtë: Situata klimaterike: Në  Qarkun e Kukësit  kanë  rreth orës 03.05 date 03.12.2017 kanë filluar reshjet e dëborës. Lartësia e saj është nga 4cm  në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna: Temperatura aktuale: 0.6  gradë celsius.
Temperatura minimale: 0.2 gradë celsius.
Era qetësi.
Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 02.12.2017  deri në orën 06.:30 të datës 03.12.2017  është  6 mm .

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Siguria e jetës:
Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku.
Rrugët, urat: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:

Rruga e Kombit lartësia e borës 10 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 9 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak  lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 15 cm. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 3 borëpastruese.

B.Curri-Kam  lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 30 cm. Kanë punuar 2 borëpastruese.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm. Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.

Energjia elektrike:
Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.

Bashkia Tropojë:Nj.A: Margegaj,Tropojë e Vjetër,Llugaj,Lekbibaj.

Hidrovoret, uji, lumenjët:

Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri  cilët janë nën kontroll.

Rezervuaret:

Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët.

Spitalet:

Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Shkollat:
Procesi mësimor aktualisht është pushim ditën e sotme.
Banesat:

Nuk kemi probleme.
Tokat bujqësore, blegtoria:

Nuk kemi probleme.
Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: