TIRANE– Një ditë para protestës së të shtunës të paralajmëruar më herët nga opozita, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët në selinë blu.

Në takimin që nisi në orën 10:30, u diskutuan detajet për protestën që do të fillojë paraditen e së shtunës në orën 11:00, dhe do të vijojë për një afat kohe të pacaktuar, në varësi të ecurisë së saj.

Referuar burimeve, gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen gati 1-orëshe të Bashës me aleatët u diskutuan detajet për fillimin e protestës dhe vijimin e saj.

Mësohet se ky manifestim i cili do të nisë nga fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë ndryshe nga ai i 27 janarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb