Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Sipas burimeve të kallxo.com, familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe kanë hapur dyert e mortit.

Të njëjtat burime nuk kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme. Nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.

Kujtojmë se dhjetëra kosovarë janë vrarë në Siri deri më tani. Vitin e kaluar, kur ka raportuar para Komisionit për Siguri, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës. Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 kosovarë luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: