Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pakti PS-PD, ironia e Metës: Pse historia nuk përsëritet dy herë njësoj

meta

TIRANE– Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur, ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha në studion e emisionit “Zonë e Lirë”. Teksa e ka krahasuar këtë marrëveshje me rastin e 2008-ës, ai thotë se nëse vite më parë kjo gjë u përjetua si tragjedi, kjo e sotmja përjetohet si komedi.

Ai tha se LSI nuk dëmtohet nga kjo marrëveshje, pasi është një forcë politike e konsoliduar dhe që në këto zgjedhje synon të dalë forcë e parë. Por sipas tij ato që dëmtohen janë partitë e reja.

“Historia nuk përsëritet dy herë njësoj. Nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani e përjetojnë si komedi. Janë dy realitete të ndryshme, dhe LSI nuk dëmtohet nga çdo lloj manovre. Në këtë rast të gjitha forcat politika do të konkurrojnë në mënyrë të barabartë. Dhe LSI në këtë drejtim nuk ndihet e dobët, por gati që të dalë forcë e parë. Mund të dëmtohet disa forca politike të reja, që ende nuk janë konsoliduar. Por për këtë LSI nuk ka përgjegjësi”, u shpreh Meta.

Ai tha se LSI është e hapur ndaj koalicioneve që e bëjnë garën politike të shëndetshme dhe demokratike, duke shtuar se kjo realizohet në varësi të situatave.

“LSI do të krijonte çdo lloj koalicioni që do ta bënte garën të shëndetshme dhe demokratike. Nuk kemi qenë asnjëherë kundër koalicioneve, por do të gjykojmë në varësi të situatave”, tha Meta.

Sakaq, ai ka shtuar se marrëveshja Rama-Basha, në fakt është ralizimi i qeverisë së besimit që LSI propozoi më herët për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Që kur lindi kriza, LSI ka patur një qëndrim të qartë që duhet dialog. Kemi thënë se PD ka të drejtë për çështjen e drogës, për dekriminalizimin, por jo kërkesat e tjera për qeveri teknike, apo mbajtja e zgjedhjeve në një datë të vonë. Ne ishim pro një qeverie besimi. Dhe praktikisht kështu ndodhi. Rama është kryeministër, dhe Basha propozon disa ministra”, u shpreh Meta.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Keto 12 vjet Meta,megjithese force e trete politike ka qene gjithmon ne qeverisje, duke shfytezuar here dobesite e PD dhe here ato te PS.
    Ndoshta ka ardhur koha qe LSI te paguaje per lojen e piset.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .