Ndeshja e zhvilluar dje kundër Kukësit ka krijuar një irritim të jashtëzakonshëm te klubi i Partizanit i cili vijon të ngrejë zërin ndaj vendimeve të gjyqtarit që sipas tyre ishin të qëllimshme për të dëmtuar të kuqtë.

Së fundmi Partizani ka publikuar një video në faqen zyrtare ku shihet rastet që sipas tyre ishin tendencioze për të dënuar klubin. Partizani pretendon se gjyqtari ka arbitruar me dy standarte kur ishte puna për të nxjerrë kartonat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb