A keni pasur ndonjëherë problem me gjetjen e një vendi dhe asgjë nuk mund t’u zgjidhte problemin tuaj atëherë përditësimi më i fundit i Google Maps është gjithçka që ju keni kërkuar.

Së fundmi Google ka nxjerrë përditësimin më të ri në të cilin dallohet qartë risia e re ku është përditësuar skema e ngjyrave të hartës dhe ka shtuar ikona të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë me shpejtësi pikat e ndryshme të interesit.

Vendet si një kafene, kishë, muze, kopsht zoologjik ose spital do të kenë një ngjyrë dhe ikonë të caktuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë.

Për shembull, nëse po kërkoni një dyqan kafeje në një lagje të re, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli, kodin e ngjyrave për vendet e ushqimit dhe pijeve.

Përditësimet e reja do të vendosen për disa javë në të gjitha produktet e Google që përfshijnë Google Maps.

Google Maps gjithashtu ka përditësuar drejtimin, navigimin, tranzitin dhe eksplorimin e hartave për të nxjerrë në pah më mirë informacionin më të përshtatshëm për secilën përvojë – siç janë stacionet e gazit për navigacion dhe stacionet e trenave për tranzit./Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: