GJEORGJI– Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në qytetin gjeorgjian të Batumit.

”Mes viktimave janë 10 qytetarë gjeorgjianë dhe një iranian”, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë.

Sipas autoriteteve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Në Batum ndodhet edhe kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, i cili e konsideroi ”një tragjedi” ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: