Presidenti Donald Trump do të dhurojë 1 milion dollarë nga pasuria e tij për përpjekjet e rimëkëmbjes në Teksas, megjithëse Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka përcaktuar ende se përmes cilës shoqatë do të derdhet ky kontribut.

“Ai do të donte t’i bashkohej përpjekjeve te shumë njerëzve që po japin kontribut për të ndihmuar komunitetet e permbytura”, tha sekretarja e shtypit Sarah Sanders për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se fondet do të dalin nga “paratë personale” të presidentit.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të kërkojë fonde emergjente nga Kongresi, për të ndihmuar rindërtimin e Teksasit dhe të Luizianës nga uragani Harvey.

Tom Bossert, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, nuk e specifikoi shumën që do të kërkohet, por, sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për miliarda dollarë. Sipas tij rreth 100,000 shtëpi janë prekur nga uragani shkatërrues.

Harvey ka zbarkuar në Teksas një javë më parë, si uragan i kategorisë 4, përpara se të shndërrohej në stuhi. Shirat e furishëm kanë përmbytur pjesën më të madhe të qytetit Hjuston dhe zona të tjera. Të pakten 39 njerëz kanë vdekur gjatë këtij uragani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: