TIRANE– Pas përmbytjeve pak ditë më parë që përfshinë pjesën më të madhe të vendit, qeveria e Serbisë ka vendosur të japë 100 mijë euro ndihmë ndaj Shqipërisë.

Paratë do të shërbejnë për të rikuperuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjareve dhe bizneseve të prekura nga përmbytjet.

Vendimi për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.

Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendin, shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmën e tyre, mes të cilave Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi etj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: