TIRANE– Trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka zhvilluar një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore me Bosnjën e cila do zhvillohet nesër në orën 18:00 në ‘Elbasan Arena’.

De Biasi ka komentuar ‘përplasjet’ e fundit me futbollistin Taulant Xhaka i cili është shprehur se nuk do luajë me Kombëtaren për sa kohë të jetë italiani trajner. De Biasi tha se Xhaka është si gjithë futbollistët e tjerë dhe lojtarët duhet të respektojnë grupin dhe trajnerin.

“Nuk e them dot të vërteten e plotë. Detyra ime është të mbroj lojtarin. Xhaka është si gjithë të tjerët dhe duhet të pres shansin e tij. Lojtarët të respektojnë grupin dhe trajnerin, pasi e rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Për të qëndruar në grup ka rregulla dhe kush nuk i respekton ato është i lirë”- ka thënë De Biasi.

Ndërkohë sa i përket çështjes së rinovimi të kontratës me FSHF, italiani ka thënë se për këtë vendos presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Për ndeshjen me Bosnjën
“Do bëjmë disa gjëra që të arrijmë rezultat në mënyrën e duhur, duke ecur përpara me një programim që kam në mendje për t’u munduar të ndërthur elemente të rinj, për të parë drejt ndeshjes së qershorit tek e cila jam përqendruar. Kjo ndeshje për ne është një test, është një skuadër e fortë, me teknikë, me cilësi, ndaj është një kundërshtar që duhet ndjekur me shumë vëmendje, përkushtim dhe cilësi”.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: