Pesë miliardë persona pritet të përdorin internetin përmes telefonave të tyre celular deri në vitin 2025, duke përfshirë më shumë se 60% të popullsisë globale, sipas parashikimeve të analistëve GSMA-së të paraqitur gjatë Kongresit Botëror të Celularëve, në Barcelonë.

Aktualisht, rreth tre miliardë persona hyjnë në internet përmes telefonave të tyre smartphone.
Sipas analistëve, kjo tendencë në rritje i atribuohet rënies së çmimeve të telefonave smartphone, aksesit më të lehtë në internet me një shpejtësi të lartë dhe një rritje të numrit të abonentëve në telefoninë celulare që pritet të arrijnë në 5,9 miliardë persona në mbarë botën deri në vitin 2025, shkruan atsh.

Kjo rritje e shpejtë në shërbimet “broadband”, e kombinuar me zhvillimin e “Ndërlidhjes së Objekteve”, që ofron një nxitje të madhe për pagesat dixhitale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: