TIRANE – Deputeti Ben Blushi dhe 9 deputetë kanë firmosur amendamentin kushtetues për zgjedhjen e presidentit nga populli. Nga dita e djeshme Blushi dhe deputetët kanë iniciuar një peticion online që i është drejtuar Kuvendit. Peticioni është hapur në platformën më të madhe të botës që quhet change.org. Në këtë platformë kanë fituar të paktën 18 mijë peticione.

“Ne jemi futur në change.org me këtë peticion dhe nga dje deri sot kanë marrë të paktën 800 nënshkrime. Kushdo që ka një kompjuter në shtëpi apo celular me internet mund të hyjë këtu dhe të votojë. Ky peticion nuk është detyrues, por 50 mijë apo 100 mijë firma shqiptarësh mund tu bindin se vendimet e këtij Parlamenti nuk janë gjithmonë në dobi të tyre dhe se ka ardhur koha që një pjesë e vendimeve të këtij Parlamenti të ndryshojnë përmes presionit publik. Kjo është një mundësi për ti bërë parlamentit dhe qeverisë presion publik se ka ardhur koha që ky Parlament nuk mund të jetë më kaq i shurdhër, hermetik dhe interesaxhi. Ka provuar dhe po provon që po mendon vetëm për interesat e veta. Ju ftoj të gjithëve të votojmë në change.org/ president nga populli.”- deklaroi Blushi sot në Kuvend.

Ja linku ku mund të votoni:
https://www.change.org/p/kuvendi-i-republik%C3%ABs-s%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB-voto-presidentin-nga-populli
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb