TIRANE- Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili komenton batutën e kryeministrit Edi Rama thënë sot në mbledhje grupi ku iu kërkoi të tijëve të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë për të balancuar “idenë që politikanët pinë gjakun e popullit”. Sipas Vasilit, ajo që Rama ka thënë duke bërë shaka është një ndër pohimet më të sinqerta që ka bërë ndonjëherë

STATUSI I PLOTË

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.
Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: