SHIJAK – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shijakut. Për arsye që ende nuk dihen, shtetasi A.H. ka plagosur me armë 45-vjeçarin A.B.

“Më datë 24.12.2017,  në Pjezë, Shijak,  për motive të   dobëta shtetasi A.H.  ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën,” shkruhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për  zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb