TIRANE- Debate dhe akuza të forta kanë shpërthyer në Komisionin e Shëndetësisë në lidhje me gjetjen e 3.4 mln eurove të bllokuara në portin e Durrësit në dy makina “Toyota Yaris”.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë akuza të forta duke thënë se pronari i makinës është një person që ka imunitet nga policia. Me vendimin e një gjykate në dorë, Salianji thotë se Lika është dënuar me 6 muaj burg dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg.

“Pronari i “Toyota Yaris” që u kap me 5 mln euro është një njeri me imunitet nga policia. Është dënuar për dhunë në familje dhe është dënuar me vetëm 6 muaj dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg se ka imunitetin tuaj dhe shkruan në statuse: Policia është me ne”.
Edi Lika
Salianji ka debatuar fort me deputeten Elisa Spiropali, e cila e ka ftuar të fokusohet tek ligji që po diskutojnë.
WhatsApp Image 2018-06-25 at 11.23.28

WhatsApp Image 2018-06-25 at 11.23.27 (1)

WhatsApp Image 2018-06-25 at 11.23.27
DEBATET
Salianji: Krijoni kushtet të na dëgjojnë qytetarët. Ky ligj është i rëndësishëm ka pasoja nga dhuna në familje dhe vrasja por ne mendojmë se shkaqet nuk janë vetëm prodhimi i ligjeve. I bëjmë me nxitim ne, ngremë dorën, votojmë dhe ikim

Spiropali: Kemi një rend dite. Paske ardhur për të bërë sherr ti

Salianji: O zonjë nuk më provokoni dot

Spiropali: Këtu ka votim ligji nuk ka për të lënë njeri të bësh sherr

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia por nuk do ta nxjerr sot. Më lër të përfundoj fjalën që të mos merrem me atë që ke hall ti. Ky vendimi këtu tregon për një person të dënuar me 6 muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është zbatimi i ligjit. Ja ku është zbatimi i gjykatës. I pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është, po ju them që është personi që u kap me 1,5 apo 5 mln euro në “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit

Spiropali: Po tani çfarë lidhje ka kjo me ligjin

Salianji: Një sekondë, ky zotëria nuk e vuan dënimin. Pse? Se ky bashkë me çunin thotë: Policia është me ne. Kështu thotë ai në Facebook. Ne bëjmë ligje ai kapet me 5 mln euro. Policia e ka kapur vetëm për një arsye që hetimi të mos shkojë deri në fund e të mos kapet kreu i grupit.

Spiropali: Shko në Prokurori nëse ke informacion. Kush je ti mo që ju ke njerëzve dosje?

Bardh Spahia: Lëri kolegët të flasin (I fik mikrofonin Spiropalit

Spiropali: Dil përjashta, mos guxo të prekësh mikrofonin.

Salianji: O Bardhi, lëre, mos iua prek. Nuk është çështje force kjo

(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: