TIRANE– Mbyllet forcërisht greva e urisë së ish-të burgosurve politikë.

Mësohet se forcat e rendit kanë ‘zbarkuar’ rreth orës 02:00 në vendin ku protestonin 4 ish të burgosurit, në hyrje të Komunës së Parisit, dhe i kanë shoqëruar në komisariat, për t’i lënë të lirë më pas në orën 08:00. Sipas ish të burgosurve, policia i ka mbajtur gjithë natën në komisariat. Po ashtu ata nuk kursyen as akuzat, ndërsa pohuan se policia i ka keqtrajtuar.

“Erdhën na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na kanë keqtrajtuar në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe cadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, thanë ata. Greva e urisë nisi 5 ditë më parë, pikërisht në vendin ku u vetëdogj ish- i përndjekuri Lirak Bejko, ndërkohë që kjo kategori po protestonte për të drejtat e tyre.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se pas komunikimit të tij me protestuesit, ata kishin deklaruan se ishin kthyer në vendin ku protestonin, ndërsa aty nuk ndodheshin as çadra e improvizuar, madje as teshat e tyre.
greva e urise e te burgosurve

greva e urise e te burgosurve 1

greva e urise e te burgosurve 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb