TIRANE- Prezantohej si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZN-it, pranga mashtruesit në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Artan Laçi akuzohet se u ka vjedhur përmes mashtrimit shumë të konsiderueshme lekësh disa personave.

Të njëjtat burime pohojnë se Laçi u premtonte qytetarëve se kundrejt lekëve do t’i pajiste ata leje legalizimi.

Ndalimi i tij 23-vjeçarit u bë sot pas kallëzimit të bërë nga shtetasja Sh,M. Laci me anë të mashtrimit i ka vjedhur një shume prej 58 milion lekësh.

Arrestimi u bë nga Seksioni i Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore te Policisë Tiranë. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane, për  veprën penale te  “Mashtrim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb