TIRANË- Pas semaforëve led që tashmë ndrisin në çdo kryqëzim, Bashkia e Tiranës ka sjellë një tjetër risi për metropolin shqiptar. Kapakë pusetash të bardha, plastike dhe të pariciklueshme.

Ata kanë nisur të montohen sot në qytet, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto nga momenti i vendosjes së tyre. Përveç pamjes së tyre, më estetike, këta kapakë pusetash janë edhe të pariciklueshëm, çka do të thotë se nuk do të vidhen.

“Futemi në një koncept të ri, puseta me më shumë kompozitë dhe plastikë, të pariciklueshme dhe të papërdorshme. Nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur qytetin. Ju lutem, na ndihmoni t’i mirëmbajmë!”, apelon kreu i Bashkisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: