Baba Vanga, mistikja e verbër nga Bullgaria, e cila parashikoi sot Brexit, 11 Shtatorin, rritjen e ISIS-t dhe Tsunamin shkatërrimtar të “Boxing Day”, ka bërë gjithashtu një parashikim të frikshëm rreth Rusisë.

E njohur si ‘Nostradamus nga Ballkani’, Vanga pavarësisht nga fakti që ajo vdiq në vitin 1996, në moshën 85-vjeçare, ajo la disa të dhëna për atë që mund të ndodhnin.

Ajo ka parashikuar se Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën, raporton Birmingham Mail.

Në vitin 1979, gjatë një takimi me shkrimtarin Valentin Sidorov, Vanga tha: “Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një të mbetet i paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalë Rusinë.

“Të gjithë do të largohen prej saj nga rruga dhe jo vetëm që nuk do të thyhet, por edhe do të bëhen zotëria e botës”.

Sot po zhvillohen zgjedhjet në Rusi dhe Putin është favoriti kryesor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: