Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për takimin e komunave të Dukagjinit me kryeministrin Isa Mustafa për çështjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se versioni i Qeverisë nuk është mbrojtur nga kryeministri Mustafa dhe se qeveria ka ndërruar pozicion.

‘Ka qenë atmosferë konstruktive, është një ndryshim i Qeverisë në këtë çështje, pasi as kryeministri Mustafa e as zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk e kanë mbrojtur versionin e Qeverisë për demarkacion. Tani Qeveria dëshiron t’i shohë dokumentet dhe faktet tona, kjo është gjë shumë e mirë”, ka thënë Selmanaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb