TIRANË- Ndërsa kandidati i maxhorancës për kryeqytetin, Erion Veliaj, ka qenë duke diskutuar me banorët e Njësisë 8 për problemet e tyre, një qytetar ka kërkuar ta pyesë atë pikërisht për dasmën e bërë vitin e kaluar. Veliaj i ka thënë qytetarit se do ti përgjigjet pasi të mbaronte fjalën një i moshuar i kësaj zone, duke iu drejtuar personit që foli si një person që e kishte çuar Luli me uniformë.

“Të falënderoj. Të ka çuar Luli me uniformë, do të përgjigjem. Ju të djathtët i respektoni gjyshërit. Takimi është i vërtetë dhe jo me kaseta, zotëria militant e provoi këtë. Ai do ta gjykojë me punë, heroizmin sot e bëri. Së pari nuk kam kompleks nga jeta ime, as nga familja dhe as nga varfëria ime. As që kam shitur fiq tek Pazari i ri, as që kam marrë malin më këmbë për në emigracion sepse këtë ka bërë çdo shqiptar i ndershëm. Të gënjesh lagjen ku ke qenë ky është turp i madh. Jam krenar për jetën time dhe familjen time. Familja ime mund të ketë qenë e varfër por nuk ka vrarë njeri në 21 janar. Familja ime mund të më ketë lënë mua jetim, por jo familjet e të tjerëve siç ka bërë ai që i ka dërguar në këtë takim”, tha Veliaj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: