“Nuk është e lehtë të jesh trajner i Real Madrid. Duhet të jetë gjithçka perfektë. Nëse diçka shkon keq, ose presidenti mendon se po shkon keq, atëherë është një problem”. Rafa Benitez flet për herë të parë për eksperiencën e tij si trajner i Real Madrid në një intervistë për “BT Sport”: “Nuk është e lehtë të shpjegosh, se çfarë ka ndodhur tek Reali kohet e fundit.

Po bënim një punë të mirë, po vinim duke u përmirësuar por nuk kishin durim. Un e dija se po bënim mirë por tifozët ishin nervoz edhe presidenti gjithashtu ishte nervoz dhe vendosi të ndryshonte trajner. Ndihmësi im Fabio Pecchia thotë se presidenti është një person me prezencë konstante.

Ai(Perez) ishte gjithnjë përreth nesh, fliste me lojtarët dhe me mediat çdo ditë dhe për një trajner kjo gjë nuk është aspak e lehtë. Për të fituar La Liga, vijon më tej Benitez, duhet stabilitet. Reali e ndryshon trajnerin çdo vit ndërsa Barcelona jo, kjo është arsyeja pse Reali ka fituar vetëm një kampionat në shtatë vitet e fundit ndërsa Barcelona pesë. Barcelona ka qenë pjesë në gjashtë finale në tetë vitet e fundit dhe ka fituar dyfishin e asaj që Reali ka fituar gjatë kohës kur Perez ka qenë president, u shpreh Benitez.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb