TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i ardhur nga Parisi për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, deklaroi se ajo që të gjithë shqiptarët kanë parë dy ditë më parë, nuk është një video origjinale, por një material i gënjeshtërt. Nisur nga kjo, ai mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Xhafaj kur tha se nuk kanë njerëz për të humbur në “gojën e ujqërve”.

Kryeministri shtoi se ka bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, pasi ka në zotërim një analizë shkencore që vërteton se materiali i PD nuk është autentik.

“Saliu deklaroi se dëshmitarin nuk e nxjerrim, se kemi frikë mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e ekspertizës shkencore nga një laborator më i mirë i botës. Mua ajo përgjigje më mjafton. Mua më mjafton për t’ju thënë juve se s’kemi përpara asnjë provë për ministrin e Brendshëm por një material jo autotentik, mes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes, shkatërrimi i segmentit të fundit për rrugën drejt BE”,- tha ai.

I pari i qeverisë tha më tej se me këtë audio-përgjim është tentuar vetëm destabilizimi i vendit dhe ndërprerja e rrugës europiane, pasi demokratët siç shtoi e kanë shpërndarë atë në çdo adresë emaili në Europë, si të ishte “Breaking news”.

Ai foli më tej edhe për nenin e famshëm të kodit të procedurës penale (491) që PD tha se ishte falsifikuar nga ministri Xhafaj për të mos ekstraduar vëllain e dënuar në Itali.

“Lidhur me marrëzinë e nenit që e implikon, është shprehur KE, e cila që ka sqaruar gjithçka. Kushdo që e ka ngrenë këtë qofte të zgarës së SHQUP të vërë mend kudo qoftë në çdo rrjet social që të mos i marrin për budallenj, as qofja e Saliut Luli dhe as llokumi i Monës, Titi”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: