TIRANË- Kryeministri Rama reagon ndaj qëndrimit të opozitës për reformën në drejtësi. Në një status të tijin në Facebook Rama shprehet se nuk ekziston neni 25, duke shtuar që edhe miqtë e partnerët janë të gabueshëm.
“S’ka nen 25 me përjashtime mos u shqetësoni për këtë! Është vetëm prova që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm. Do bëhet më e mira, durim”
Në draftin e rishikuar në pikën e antikorrupsionit (neni 25) është parashikuar që subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë edhe ish ministrat gjatë tre viteve të fundit. PD theksoi se kjo pikë nuk është kërkuar nga ekspertërt e opozitës, teksa shprehet e hapur që të dënohet çdokush zyrtar nëse ka kryer korrupsion pavarësisht se kur e ka kryer. Ndërsa kryeministri në statusin e tij, sqaron se bëhet fjalë për një gabim në formulim nga ana e partnerëve.
(ma.ar/BalkanWeb)
