*Xhafaj: LSI nuk është anashkaluar

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku çështja kryesore e diskutimeve ka qenë reforma në drejtësi. Në dalje të selisë rozë, Kryeministri Edi Rama tha se formula e propozuar nga SHBA dhe BE, “akomodon” në mënyrë të plotë kërkesën e PD-së.

Kryeministri, njëherazi kreu i PS, Rama gjate mbledhjes ka theksuar tha se SHBA-të mbështesin reformën dhe se ky unitet nuk është parë ndonjëherë.
“SHBA në mbështetje të plotë për reformën. Këtë unitet me SHBA se kemi parë ndonjëherë. Të jemi të unifikuar, mos mungojmë në parlament”, mësohet të ketë thënë Rama.

Po kështu kryeministri Rama ka vlerësuar punën e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe të kryetarit Fatmir Xhafaj.

Kryeministri ka folur edhe pas mbledhjes së PS. Ai deklaroi se reforma në drejtësi është një reformë historike dhe jo e një pale por e vendit.
Në dalje të selisë rozë, Kryeministri Edi Rama tha se formula e propozuar nga SHBA dhe BE, “akomodon” në mënyrë të plotë kërkesën e PD-së. Rama madje është shprehur i habitur se, përse PD nuk ka dalë publikisht për të pranuar atë që Nuland e cilësoi dje si një propozim “hibrid” për të zgjidhur ngërçin mes palëve. Kryeministri ka siguruar se thelbi i reformës në drejtësi, vettingu, apo kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jetë ashtu siç ka përcaktuar SHBA dhe BE.

“Është një reformë historike dhe e një rëndësie strategjike për të nesërmen e vendit tonë. Nuk është reforma e një pale, por e një vendi që synon të jetë anëtar i denjë i BE-së. Nuk mund të jetë negociator i arsyeshëm nëse nuk hedh një themel të sigurt të drejtësisë. Vijat i njoh mirë. Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por nga SHBA dhe BE”, theksoi Rama.

Sipas tij, maxhoranca do të votojë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve.
“Për ne nuk ka qenë asnjëherë problemi se si parlamenti do të votojë, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton qasjen e opozitës. Thelbi është jo kush do të mbushë me ujë shishen, por sa i pastër do jetë burimi nga vjen uji. PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së. Të jeni të sigurt që as SHBA-të as BE-ja nuk bëjnë asgjë që cenojnë thelbin e kësaj reforme”, tha kryeministri Rama.

Pas deklarates jashte selise se PS, Rama risjell nje moment me foto nga takimi me Nuland duke uruar qe te finalizohet perpjekja per Reformen ne Drejtesi, duke shpresuar se kjo perpjekje do t’i bashkoje te gjithe ne miratimin e Reformes.
rama nuland
“Propozimi i fundit për konsensus për Reformën në Drejtësi, paraqitur nga vetë Ndihmës Sekretarja e Shtetit në emër të SHBA/BE, është një shprehje kuptimplotë e mbështetjes së partnerëve tanë strategjikë, për popullin shqiptar dhe Shqipërinë në rrugën e modernizimit e të integrimit europian. E gjithë kjo përpjekje e jashtëzakonshme, ku ne kemi kontribuar me vullnet, profesionalizëm e vendosmëri, ka forcuar më tej besimin e partnerëve tanë të mëdhenj dhe respektin për qeverinë tonë. Uroj që finalizimi i kësaj përpjekjeje t’i bashkojë të gjithë në miratimin e Reformës në Drejtësi”.

XHAFAJ: LSI KA TË DREJTË TË INFORMOHET
Pas mbledhjes deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka shuar zërat për mosmarrëveshje në koalicion pas letrës që kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i drejtoi në lidhje me negociatat PS-PD për reformën.

Xhafaj tha se LSI si aleat i PS ka të drejtë të informohet dhe se Vasili merr pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit të posaçëm.

“Propozimi i partnerëve u diskutua në grupin e PS. LSI ka të drejtë të informohet, është aleati ynë. LSI nuk është anashkaluar, Vasili ka qenë i pranishëm në komisionin e posaçëm. Kemi rënë dakord që kur ka negociata do jemi konfidenciale. Ishte një kërkesë e natyrshme e LSI për transparencë, për negociatat dhe kjo është bërë prej meje. Negociatat nuk bëhen në komisionin parlamentar por mes grupeve dhe për një çështje të vetme pasi të tjerat janë të dakordësuara. Komisioni po funksionon normalisht. Opozita të vijë në komision, të mos bëjë politikë. Bylykbashi të mos bëjë politikë nga selia e PD. Ne kemi dhënë 4 mundësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje. 3 janë në dakordësi nga ndërkombëtarët, përfshi edhe këtë që është duke u diskutuar”, tha Xhafaj.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: