TIRANE– Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur ditën e sotme lidhur me reformën në drejtësi. Petrit Vasili është shprehur për rëndësinë e realizimit të këtij procesi, duke theksuar se reforma në drejtësi do të mund t’i japë fund pingpongut të përgjegjësive për çështje të rëndësishme.

Duke u ndalur tek sistemi gjyqësor në vendin tonë, Vasili tha se gjykatat në vendin tonë kanë dhënë shpesh vendime të padrejta.

“Policia dhe gjykatat fajësojnë njëra-tjetrën për vendimet. Në këtë vend nuk jepet drejtësi, dhe përgjegjësia nuk ka kokë. Drejtësia duhet të bazohet në standarde, jo në njerëz. Standardet krijojnë besim te sistemi i drejtësi”, u shpreh Vasili.

Drafti i ekspertëve të nivelit të lartë iu dërgua Komisionit të Venecias, bashkë me propozimet e PD dhe LSI, e më pas ekspertët e këtij Komisioni erdhën në Tiranë, duke dhënë vlerësimet e tyre. Ndërsa vlerësimet përfundimtare do të paraqiten në muajin mars.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb