Nuk jeni të kënaqur me përmbajtjen që u serviret? A nuk mjafton ndjekja e një profili për të mbushur boshllëkun tuaj të informacionit në Instagram?

Mos u shqetësoni më sepse Instagram ka filluar testimin me ndjekjen hashtageve në rrjetin social.

Me fjalë të tjera do të jetë një veçori e mrekullueshme për ata që duan të dinë më shumë rreth një teme po nuk dinë cili profil ti drejtohen.
DOOG7BWX4AEGlV6-577x1024
Por nisur nga popullariteti i disa hashtageve, postimi i çdo gjëje në furnizuesin e përmbajtjeve do të ishte mbytëse prandaj kompania ka limituar atë tek postimet kryesore dhe historitë e fundit.

Deri tani funksioni është shfaqur vetëm tek një numër i kufizuar përdoruesish.

Instagram ende nuk ka ofruar asnjë informacion por zakonisht veçoritë eksperimentale përfundojnë duke u publikuar për të gjithë, njofton PCWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: