Instagram do të rrisë limitin e videove të që mund të publikohen në platformë nga 1 minutë në 10 minuta për të gjithë përdoruesit në përpjekje për të tërhequr moshat e reja nga Youtube.

Llogaritë në Instagram me audienca të mëdha mund të ngarkojnë deri në një orë.

Me rritjen e kapaciteve të videove, shtohen edhe mundësitë e reklamimit.

Në ekzistencën 8 vjeçare të platformës ky është hapi i parë madhor i që distancon Instagram nga një platformë shpërndarjesh fotosh drejt një platforme videosh.

Nisma vjen në një kohë kur Facebook ka hasur vështirësi të tërheqë moshat e reja.

CEO i Instagram shprehen që aplikacioni i ri IGTV do të shërbejë si një qendër kreativiteti. Një gjë e tillë po ndodh me Youtube i cili është bërë platforma më e madhe e videove në botë me 1.8 miliardë përdorues. Instagram ka 1 miliardë përdorues, shkruan PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: