PRISHTINE- Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka treguar detaje nga jeta e tij personale, ndërsa është kthyer pas në kohë. Në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’ në Klan Kosova, Ymeri rrëfehu kohën kur punonte si kuzhinier në Londër.

Ai tha se kshte punuar si kuzhinier në Londër për gjashtë vite, teksa ka treguar edhe për ushqimet që ka përgatitur sa ka punuar si kuzhinier. “Unë kam punuar afër gjashtë viteve në një restorant në Londër. Aty ka pas meny të ushqimeve pak a shumë hamburgera, bifteka, pica, faida që është ushqim meksikan dhe disa ushqime tjetra”, ka thënë ai.

I pyetur se cilin ushqim e përgatitë më së miri ai ka thënë se nëse pyeten familjarët e tij është faida ushqim meksikani. “Faida, ushqim meksikanë në bazë të fëmijëve të mi di me i bë më së miri. Unë kam punuar si kuzhinier dhe kamerier dhe mendoj që dikush që ka punuar edhe më herët i kupton më së miri gjendjen e qytetarëve”, tha Ymeri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb