Menaxheri i bursës Exmo Bitcoin është rrëmbyer në Ukrainë. Sipas mediave Ruse dhe Ukrainase, 40 vjeçari Pavel Lerner u rrëmbye ndërsa largohej nga zyra e tij më 26 Dhjetor.

Sipas raportimeve ai është futur në një Mercedes-Benz në ngjyrë të zezë. Policia në Kiev konfirmoi rrëmbimin.

Lerner është një ekspert Rus i blockchain dhe lajmet për rrëmbimin e tij kanë tronditur komunitetit ndërkombëtar të kriptomonedhave.

Blockchain është një teknologji e cila mundëson monedhat kriptografike si bitcoin, njofton PCW.

Sakaq Exmo ka 94,955 përdorues aktivë. Ditën e Enjte kompania tha se kishte pësuar një sulm kibernetikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: