Një smartfon elegant dhe praktik, i cili përmban një ekran me ngjyra Super AMOLED Infinity.

Ekrani mahnitës pa-skaje

Galaxy J6 i ri përmban një ekran 5,6″ Super AMOLED Infinity, një element kryesor i trashëgimisë së smartfonëve Galaxy që ofron ngjyra të qarta dhe të gjalla. Ekrani Infinity siguron një eksperiencë të pabesueshme dhe të pandërprerë të shikimit kinematik, ndërsa ngjyrat e pasura e bëjnë shikimin e filmave dhe luajtjen e lojërave në pajisje më emocionuese dhe më të kënaqshme se kurrë.

Përveç kësaj, e kombinuar me ekranin e plotë Infinity Display, korniza e lëmuar metalike e Galaxy J6 krijon një dizajn elegant dhe ergonomik, duke siguruar qëndrueshmëri me një mbajtëse komode.

Komoditeti i përditshëm

Dizajni elegant nuk do të thotë që Galaxy J6 komprometon prakticitetin dhe lehtësinë e përditshme, duke integruar disa karakteristika të famshme nga pajisjet mobile të Samsung. Galaxy J6 tani përfshin një skaner të pasëm për gjurmët e gishtërinjve në mënyrë që përdoruesi të mund ta zhbllokojë smartfonin pa pasur nevojë ta zgjojë atë fillimisht.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb