Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta vë alarmin për pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, trasmeton FMimages.net

Ylber Bajraktari (i dyti nga e majta) me Sekretari e Mbrojtjes Ashton Carter (në të djathtë) në një konferencë shtypi në aeroplanin e sekretarit
Ylber Bajraktari (i dyti nga e majta) me Sekretari e Mbrojtjes Ashton Carter (në të djathtë) në një konferencë shtypi në aeroplanin e sekretarit

Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur në Amerikë nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, do të arrinin të merrnin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemeve botërore dhe shefat e tyre të përditshëm i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës – thotë gazeta serbe, trasmeton FMimages.net

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezër të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshëm prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari”, tha Karl Vug.

Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë.

Ylber Bajraktari është drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Ylli Bajraktari (i dyti nga e djathta) me Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Robert Work (i treti nga e djathta) në një takim dypalësh me një delegacion gjerman
Ylli Bajraktari (i dyti nga e djathta) me Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Robert Work (i treti nga e djathta) në një takim dypalësh me një delegacion gjerman

Nënpresidenti Mike Pence, gjatë vizitës së tij në Serbi, kishte ardhur më vëllezërit Bajraktari, dhe gjatë vizitës së presdentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllëzit nga Kosova si dy besnikët më të mëdhenj të SHBA-ve.

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes
Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb