Mund të konsiderohet si një ndër ndeshjet më të bukura të Champions League jo vetëm për numrin e golave por edhe për ndryshimin e herë pas hershëm të rezultatit dhe fatit të ndeshjes.

Megjitha në sfidën me 8 gola të kësaj mbrëmjeje, Citizens të Pep Guardiolës arritën të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë 5-3 përballë Monakos.  Manchester City edhe pse ishte duke humbur 2-3 në fund arriti të shënojë 3 gola të shpejtë, që me siguri do ta ndihmojnë në kualifikimin e mëtejshëm të Ligës së Kampioneve.

Sergio Aguero për Manchester City-n dhe Radamel Falcao për Monaco-n ishin magjistarët e mbrëmjes, duke shënuar nga dy gola secili.

https://www.youtube.com/watch?v=rNZZ8LRuQY4

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb