Rrjeti social më popullor në botë, Facebook ka publikuar të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e fitimeve janë marramendëse.

Mënyra e re për reklamimin në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Sipas të dhënave, Facebook ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitimi në korrik, gusht dhe shtator.

Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.

Mark Zuckerberg ka thënë investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.

“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit, për ne është më e rëndësishme sesa përfitimet”- deklaroi Zuckerberg.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: