Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Shiten 5 mijë bileta, tifozët e Skënderbeut të organizuar drejt “Elbasan Arenës”

Skenderbeu-tifozet1-470x313

Në kuadër të një takimi kaq të rëndësishëm dhe të vështirë për Skënderbeun, tifozët nuk kanë kurrsesi në plan që të lënë vetëm ekipin e zemrës. Tifozët janë bërë gati tashmë për të dhënë mbështetjen e tyre. Pavarësisht se nuk do të luhet në Korçë, por në Elbasan, grupimi “Ujqërit e Dëborës” ka marrë masat e nevojshme për të sjellë sa më shumë veta në stadium.

Ditën e djeshme, në Korçë, përgjatë gjithë ditës ka qarkulluar makina me megafon që lajmëronte për një eveniment kaq të rëndësishëm, madje vlen të theksohet se deri dje në orën 19:00 ishin shitur mbi 5 mijë bileta. Ndërsa nga ana tjetër edhe interesimi në klub nga ana e tifozëve ishte mjaft i madh për mënyrën e udhëtimit.

Duke u nisur nga kjo, klubi vendosi transport falas dhe pa limit për të gjithë ata që duan që të nisen të organizuar për në Elbasan. Sipas parashikimeve, pritet të jenë më shumë se 10 autobusë që do të nisen nga juglindja, ndërsa nuk do të mungojnë as ata që do të nisen me makina private për të ndjekur ekipin në “Elbasan Arena”./panoramasport/

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.