SPANJE-Të paktën 3 shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se kanë grabitur rreth 34 banesa në Katalonjë. Sipas mediave vendase, shqiptarët e arrestuar janë të moshës mes 29 dhe 31 vjeç të cilët banonin në Salou, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim shqiptarët që prej datës 10 shkurt, pasi janë konstatuar një sërë vjedhjesh banesash në provincën e Lleidas.

Shqiptarët janë arrestuar teksa po përgatiteshin të kryenin një grabitje të një apartamenti në Castelldefels (Barcelona). Ata punonin gjithmonë bashkë dhe i kryenin vjedhjet nga ora 17:30 deri 21:30.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: