ITALI – Dy shqiptarë dhe 1 italian janë vënë në pranga në komunën Fraskati në Romë pas një operacioni  nga i cili u sekuestruan 336 kg marijuanë.

Shqiptarët njëri 26 e tjetri 22 vjeç furnizonin tregjet e drogës në pronvincën e Romës.

Tre personat u arrestuan në flagrancë ndërsa po shkëmbenin drogën në një parking në zonën Prenestina.

22 vjeçari shqiptar ndodhej në automjetin tip Fiat Multipla së bashku me shtetasin italian dhe shkëmbyen makinën me automjetin tip Opel Corsa e drejtuar nga shqiptari tjetër 26 vjeçar. Operacioni i policisë italiane çoi në sekuestrimin  në bagazhin e Fiat Multipla të 173 kg marijuanë e konfeksionuar në 13 pako të mëdha.

Më vonë kontrolloi vijoi dhe në banesën e 26 vjeçarit shqiptar u gjetën dhe 14 pako të tjera marijuanë në peshë 188 kg.

Dy shteasit shqiptarë të arrestuar ishin të skeduar më parë nga policia italiane për vepra të vogla penale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: