LUSHNJE– Një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka pirë një shishe me insekticide. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tre Urat në Lushnjë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura me inicialet H.K., gjatë kohës që ka qenë tek gjyshërit ka pirë aksidentalisht ujë brenda të cilës kishte insekticide. Ndonëse ajo u transportua në spital, vajza nuk mundi të mbijetonte.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 05.06.2018, në fshatin Tre Urat, në banesën e gjyshërve, aksidentalisht, e mitura H.K, 3 vjeçe, ka pirë ujë në shishe me insekticide, për pasojë ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb