Shkrimtarja Ornela Vorpsi është e pranishme në kryeqytet ku ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

Vorpsi ishte e ftuar në takimet Letërsia dhe Qyteti, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, ka folur edhe për lidhjen me kryeministrin Edi Rama.

Ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.

“Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

”Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, u shpreh Vorpsi duke treguar kohët kur Rama jetonte në Paris ku kishte magjepsur të gjithë me elokuencën e kulturën e tij.

Sot shkrimtarja prezanton ekspozitën e saj të parë personale Providencë në COD në kryeministri nën kurimin e Genti Gjikolës.

Ornela Vorpsi është motra e ish-zëdhënëses së PD-së Laura Vorpsi.

Image result for ornela vorpsi

 (e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: