TIRANE- Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini deklaroi se shpërblimet për festat e fundvitit do të përfitojnë disa kategori të pensionistëve.

Në një intervistë për News24 Emini theksoi se ndër personat që përfitojnë janë ata që kanë pensione të parakohshëm, invalidët, ish-punonjësit e industrisë ushtarake. Nga ana tjetër ai bëri të ditur se shpërblimi do jetë në masën e 2 mijë lekëve të reja.

“Shpërblimet për fundvit janë për disa kategori. Përfitues janë personat me pension të parakohshëm, ata që marrin pension invaliditeti si dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake. Shpërblimi kap vlerën e 2 mijë lekëve të reja.”, pohoi Ali Emini. Sakaq, përfitues në total që përfitojnë shpërblimet e fundivitit janë 607 mijë pensionistë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: