TIRANE– Të premten pritet të mbahet në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase . Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor.

Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit. Më herët qeveria maqedonase ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.

Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati pak kohë më parë me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, u njoftua se do të kishte një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: