Nuk mund të ktheheshim ne Shqiperi pa marre nje përgjigje se si shkoi operacioni. Një operacion i veshtire, pas te cilit lind një shprese e madhe se Diana do te bashkohet me shoqet e saj e do të mund te rrije ne bange e te luajë njësoj me to. Mjeku që e operoi tha për “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 se ndërhyrja ka qene e vështirë dhe e komplikuar.

Vajza kishte probleme në 11 unaza të boshtit të kurrizit. “Kemi prerë 6 brinjë,” tha mjeku. “Organet si veshka,  diafragma dhe mëlcia janë devijuar për të ndërhyrë. Boshti kurrizor është fiksuar. Vajza do të ngrihet nga shtrati dhe për 7 ditë mund të largohet nga spitali. Pas 3 muaj ajo do të ecë si fëmijët e tjerë”.

https://www.youtube.com/watch?v=agFHHo91K1Q&feature=youtu.be

Pas operacionit Dianen e ka vizituar nje mik special, qe i do shumë shqiptaret. Ai është kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandic. Kreu i bashkisë ka shkuar me dhurata tek Diana. Ai i ka dhuruar një telefon celular. Kjo dhuratë e ka gëzuar kaq shumë 13-vjeçaren sa i ka thënë : Bandic i vërtetë është? Punon ky telefon? Kjo ka sjell hilaritet tek kreu i bashkisë, i cili i ka lënë vajzës edhe numrin e tij personal të telefonit. Kryetari i bashkisë së Zagrebit i ka thënë që telefonatën e parë Diana duhet t’ia dedikojë atij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: