Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Tom Doshit. Çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Lartë

tom-doshi1

TIRANË- Gjyqi ndaj ish-deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku si dhe Durim Bamit që mbahet pezull prej 5 muajsh në Gjykatën e Lartë është shtyrë sërish sot. Shkak për këtë është bërë largimi nga detyra i relatores së çështjes Evelina Qirjako, e cila në përfundim të mandatit ka vendosur të lërë detyrën.


Përveç saj, siç raporton për BalkanWeb gazetarja Klodjana Lala është tërhequr edhe gjyqtarja Ardiana Fullani për të njëjtën arsye.
njotimi
Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për të përcaktuar gjyqtarët zëvendësues dhe kështu në vend të zonjës Qirjako relator bëhet Andi Celiku edhe ky me mandat të përfunduar, por që ka vendosur të qëndrojë në detyrë deri ën sa të vijë zëvendësuesi. Ndërsa në vend të anëtares Ardiana
Fullani është zgjedhur Ardian Dvorani, edhe ky me mandat të mbaruar prej 2 vitesh e gjysëm në pritje të zëvendësuesit.

Ata të tre akuzohen për kallëzim të rremë. Ish-deputeti socialist akuzoi dy vite më parë kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, sot President i Republikës, Ilir Meta se kishte porositur një atentat për ta vrarë. Akuzat e Doshit u hodhën poshtë nga prokuroria si të stisura dhe u mor i pandehur Mark Frroku, ish-deputet i PS dhe Durim Bami, i cili kishte marrë përsipër ekzekutimin e Doshit.

Deputeti Tom Doshi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë me deklaratat e tij publike, me paraqitjen te ministri i Brendshëm (Tahiri) dhe drejtori i Policisë (Didi) dhe me versionin e dhënë për ngjarjen në Prokurori.

Po kështu, deputeti Tom Doshi akuzohet se ka kanosur 36-vjeçarin Durim Bami që të pohonte në videon e regjistruar në Tiranë se “kishte marrë porosi për vrasjen e Tom Doshit e Mëhill Fufit”. Ndërkaq, deputeti Mark Frroku akuzohet se ka dhënë deklarata të rreme para prokurorëve në dy paraqitjet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas akuzës, këtë vepër penale Frroku e ka kryer kur ka pretenduar se nuk ishte ai që njoftoi Tom Doshin për “skenarin e vrasjes”, si dhe kur ka pretenduar se nuk njihej me Durim Bamin. Nga hetimi, sipas Prokurorisë, ka rezultuar se deklarimet e Frrokut kanë qenë të rreme. Dy deputetët akuzohen tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa gjykimi i tyre bëhet në Gjykatën e Lartë.

(m.a/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .