Dy ditë më parë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ishte në Tiranë ku takoi krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta si edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Para takimit me kreun demokrat, Gabriel dha mesazhe të forta politike dhe fshikulluese për opozitën, mes të cilave veçohen ato për “absurditetin” e bojkotit të Parlamentit dhe kërkesës për qeverinë teknike.
Por pas takimit me kryediplomatin gjerman, Basha theksoi se demokratët i shpjeguan atij situatën reale.
Kur i kanë treguar se Partia Socialiste, sot, nuk ka asnjë deputet në Lezhë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe se kandidatet femra dorëzuan mandatin, ministri gjerman ka hapur sytë dhe ka ngritur zërin: “What!!” (Çfarë!!) mësohet të ketë jetë shprehur ai.

Këtë reagim të Gabriel e ka bërë të ditur koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano, gjatë emisionit ‘Ekopolitikë’, në “Ora News”.
(BalkanWeb)
