Pavarësisht se shumica e ekspertëve besojnë se nuk duhet të kemi më shumë se 150 miq në Facebook, ca përdorues nuk janë dakord.

Ata insistojnë se mund tu garantojnë vëmendjen e barabartë 1000+ miqve të tyre në rrjetin social.

Pavarësisht nëse keni 150 miq apo mbi 1,000, një gjë është e sigurtë se nuk do ja mbani mend datëlindjen secilit.

Për fat të mirë kjo mund të zgjidhet duke përdorur Facebook dhe Google Calendar. Si? Duke sinkronizuar dy aplikacionet, njofton pcw.

Ja se të sinkronizoni Facebook dhe Google Calendar

Qasuni në Facebook dhe klikoni Events
Gjeni opsionin You can add your events to Microsoft Outlook, Google Calendar or Apple Calendar në kolonën në të djathtë.
Klikoni me të djathtën e mausit në Birthdays dhe klikoni Copy Link Address
Hapni Google Calendar
Në panelin në të majtë gjeni seksioni Other Calendars
Klikoni shigjetën me kokë poshtë
Përzgjidhni Choose by URL
Ngjitni linkun e marrë nga Facebook në hapin e tretë
Klikoni Add calendar
Tani e tutje do të shikoni të gjithë datëlindjet e miqve në Google Calendar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: