TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Gjatë një aktiviteti para Akademisë së Arteve, Spahiu lëshoi një lum akuzash për politikën shqiptare, që sipas tij, nuk do ti numëroj votot e shqiptarëve.
“Sot AK vjen me një mesazh dhe mision historik, pas 25 vitesh shtypjesh dhe mashtrim, pas 25 vitesh, si i vetmi komb dhe vend në Evropë, i cili nuk numëron votën e shqiptarëve. Vjen për të ndëshkuar politikën shqiptare. Sot, Aleanca Kuq e Zi sjell lëvizjen për bojkot të shqiptarëve. Shqiptarë kudo që jeni, bojkotoni në 21 qershor votën tuaj, pasi ajo nuk do ndryshoj gjë. Bojkotoni votimet, se vota juaj nuk votohet. Mos votoni, sepse në Shqipëri populli voton, Meta pagon, Rama numëron.”, -tha Spahiu.
Me tone të ashpra, kryetari i AK-së, rispërsëriti mesazhin e tij të fortë, duke i drejtuar shqiptarëve ‘mos u gënjeni me 20 euro e thasë me miell’. Sipas Spahiut, 21 qershori duhet të jetë një ditë historike për ata shqiptarë që do të vendosin mos të bëhen pjesë e dyshes Rama-Meta.
“Mos ja jepni këtë shans atyre. refuzoni aleancën e qelbësirave. Mos mendoni se janë rilindas, por janë tradhtarë. Dy vjet më parë, ne vimë sërish dhe ju themi se kishim të drejtë, ata janë mashtrues e tradhtarë. Ne dy vite më parë refuzuar kryeministrin Rama, i cili u ul ballë përballë e na tha hiqni dorë. Sa të jetë Rama në pushtet, nuk ka për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë. Dy vite më parë, ne vendosëm se dashurojmë shtetin, shtetin e shqiptarëve dhe jo pushtetin e zuzarëve. Dy vite më parë ne i thamë jo kësaj aleance fundërrinash. Sot, ne i dalim në çdo rrugë shqiptarëve, se jemi më krenar dhe më të ndershëm se nuk jemi pjesë e Kuvendit të atyre pisave, pasi pas dy vitesh shqiptarët janë të mjeruar. Bojkotoni, por jo Shqipërinë, partitë e qelbura.”, – shtoi Spahiu.
Më tej ai shtoi se me këto zgjedhje shqiptarët duhet të tregojnë se nuk janë të mjerë. “Mos e merrni 20 eurot, mos e merrni qesen me miell, por kundërshtoni dhe bojkotoni zgjedhjet. Nga 61 bashkitë, i merr dyshja mafioze. Për ata që i thonë se do i rrëzojmë me votë, do u thoja që pjesëmarrja juaj mor të mjerë do ti bëjë ata fitore. 21 qershori dhe mëngjesi i asaj dite, ata do dalin dhe do thonë, do jemi edhe 3 mandate. Më 22 qershor do t’i vënë kryqin vetes, familjes, pronës dhe gjithçkaje tjetër. Në kohën kur dalin vrasjet, grabitjet, njeriu që për dy vite tradhton kauzën, shkon në Ulqin dhe flet për Kosovës, por ai nuk e di që Ulqin i është Shkodër. Ai në jetë të jetëve nuk ka qenë kurrë Kuq e Zi. Të ndërruar, 21 qershori do të vi, por kësaj radhe duhet të tregojmë se është ndryshe. Ne duhet të tregojmë se nuk jemi të mjerë, pasi jemi popull vital. A e pat se si nisën bandat, të eliminonin njëra-tjetrën?!. Pyesni qeveritarët dhe mediat, se pse në këtë kohë nuk ka më tritol?! Deputeti më i thjesht i PS dhe LSI ka shpenzuar 1 milion euro për zgjedhjet. Po me cilët para mor shqiptarë?! Ato janë paratë tuaja. pas 6 muaj nxorët Kokëdhimën e shqiptarëve. Bojkotoni 21 qershorin që të ndryshojmë Shqipërinë, të sjellim revolucionin, pasi jeta juaj është më e rëndësishme se ata. 21 qershori është dita jonë e madhe për të gjithë ne’, -përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.
(ed.me/BalkanWeb)
