Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Stërvitja ushtarake ruse në Evropë alarmon NATO-n: 100 mijë trupa marrin pjesë, është provokim

stervitja ruse

Rusia ka dërguar trupa dhe armë të blinduara në Bjellorusi prej disa javësh dhe të enjten Kremlini do t’i urdhërojë ato të fillojnë të sulmojnë vendet fqinje anëtare të NATO-s.

Sigurisht jo vende të vërteta.
Për fqinjët e Rusisë, stërvitja ushtarake e njohur si “Zapad 2017”, më e madhja e ndërmarrë nga Moska që nga Lufta e Ftohtë, është një shembull i frikësimit rus, një demonstrim force që ka si synim ta mbajë nën kontroll aleaten e vet, Bjellorusinë, dhe të mos lërë dyshim tek shtetet balltike, Polonia dhe Ukraina për fuqinë ushtarake ruse. “Zapad” do të thotë perëndim në rusisht.

Dy nga vendet e rreme që do të “pushtoheshin” nga forcat ruse në lojrat luftarake, i korrespondojnë Polonisë dhe Lituanisë, megjithëse Moska thotë se trupat ruse dhe bjelloruse do të bëjnë prova thjesht për një skenar mbrojtës. Ato gjithashtu pretendojnë se stërvitja do të praktikojë përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste.

Zyrtarët e NATO-s thonë se lojrat ushtarake mund të përdoren si maskim për të lëvizur forca dhe paisje më pranë krahut lindor të aleancës perëndimore, duke lënë materiale dhe njësi në Bjellorusi për përdorim në të ardhmen.

Zyrtarët ushtarakë rusë i hedhin poshtë sugjerimet se stërvitja është mburojë për diçka tjetër dhe ata hedhin poshtë si “të pabaza” pretendimet perëndimore se 100 mijë trupa ruse do të marrin pjesë në “Zapad 2017”, duke këmbëngulur se vetë, 13 mijë do të dislokohen në stërvitjen njëjavore.

Media shtetërore ruse ka dashur ta kthejë vëmendjen tek stërvitjet ushatarake suedeze, që pritet të zhvillohen gjatë tre javëve në vazhdim dhe që përfshijnë vende të NATO-s, duke thënë se ato lojëra ushtarake janë më masive dhe do të jenë stërvitja më e madhe ushtarake në Suedi, që prej 23 vitesh.

Nuk ka dyshim se lojrat ushtarake po kontribuojnë në përshkallëzimin e tensionit dhe po shkaktojnë nervozizëm tek fqinjët e Rusisë.

Të martën, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak, njoftoi se të gjitha njësitë luftarake të Ukrainës janë në gadishmëri të plotë.

Nervozizmi për stërvitjen “Zapad” i atribuohet pjesërisht dyshimit se lojra të mëparshme luftarake në shkallë të gjerë janë përdorur nga Kremlini për t’u përgatitur për veprime ushtarake.
Disa analistë kanë spekulluar se një stërvitje në vitin 2009, shërbeu për të maskuar intensifikimin e aktivitetit ushtarak në Gjeorgjinë fqinjë dhe se një stërvitje e vitit 2013 shërbeu si përgatitje për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen ushtarake në vitin 2015 në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Zyrtarët ushtarakë rusë argumentojnë se qeveritë perëndimore po bëjnë bujë për Zapadin, që të justifikojnë forcimin e pranisë së NATO-s në Poloni dhe shtetet balltike.

Por ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, thotë se është Moska që po ushqen frikë, duke përmendur ndërhyrjet ushtarake ruse në Gjeorgji dhe Ukrainë.

“Stërvitje të tilla masive është e qartë që kanë si synim të provokojnë”, shtoi ai.
Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg akuzoi Rusinë se nuk po lejonte aleancën që të vëzhgonte siç duhej stërvitjen “Zapad”, duke thënë se një ofertë nga Rusia dhe Bjellorusia që tre vëzhgues perëndimorë të merrnin pjesë në disa nga elementët e stërvitjes, nuk i plotësonte detyrimet ndërkombëtare të Kremlinit.

Sipas rregullave të OSBE-së, që Rusia i ka nënshkruar, vendet që kryejnë stërvitje me mbi 13 mijë trupa, duhet të njoftojnë vende të tjera paraprakisht dhe të pranojnë një numër të mjaftueshëm vëzhguesish.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Amerika bën përpjekje TË DËSHPËRUARA duke ndërsyer të gjithë zagarët për te penguar me çdo kusht rritjen dhe fuqizimin e Rusisë.
    Kot e ka.
    E ardhmja i përket RUSISË!
    Rusia është një GJIGANT të cilit nuk kanë ç’i bëjnë liliputët. Kur në perëndim të saj perëndon dielli, në lindje të saj lind dita e re.
    Është një Siberi e tërë e pashfrytëzuar me rezerva të pafund: që nga gazi e deri tek diamantët.
    Rusia nuk ia ka nevojën askujt. Ajo i ka TË GJITHA!
    Të tjerët ia kanë nevojën asaj.

  • Ruset si gjithmone: burim destabilizimi dhe lufte ose sikurse e quante dikur Presidenti Reagan -mbreteria e se keqes-! Asnje nga komshinjte e Rusise nuk ka besim te politika ruse e cila eshte rrezik jo vetem per popujt rrethe rrotull Rusise per ne rradhe te pare per vete ruset!
    Ruset pe tregohen fatkeqesisht si popull oriental qe nuk mund te ndertojne nje shtet demokratik ku te sundoje ligji dhe jo cari i rradhes!

  • yx

    qeni gam gam do te beje, vetem amerika i shkel te gjithe si MORRA

  • ...

    Cfar do I beni rusve do I hani m…n

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.